Arrestohen 3 të dyshuar për grabitjen e bankës

Policia në Shqipëri ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar të grabitjes së bankës ,më 8 gusht në zonën e ish –Bllokut.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka njoftuar se të arrestuarit janë të moshave 37, 23 dhe 35 vjeç, dy prej të cilëve ishin dënuar më parë për vepra penale. Të arrestuarit janë: Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8 vjecar,i dënuar më parë për vjedhje

Alan Babamato 23 vjeç lindur në Fier dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, i padënuar

Dhe Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8 vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim, mbajtje peng personi dhe armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT