Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, deklaratë e fuqishme nga Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për arrestimet e kryera sot nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL të UCK-së, raporton GazetaBlic.

Jashari, duke shtuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë rënë viktimë në këtë situatë, ka thënë se në gjithë këtë aksion ka edhe persona të involvuar, të cilët siç i ka quajtur, të fortë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Ka pasur persona të involvuar të vendit tonë në këtë situatë. Krejt kjo çka ka ndodhur është e planifikuar mirë. Ka me u përsërit pastërtia e UCK-së, por jo në këtë mënyrë. Këtu kanë dorë njerëz të fortë vendorë, por edhe të huaj. Lufta e UCK-së ka qenë e pastër. Gucati dhe Haradinaj kanë ra viktimë. Andaj, t’i lënë këto gjëra”, ka thënë Jashari në rtk.

Gjatë ditës është arrstuar ekryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj./GazetaBlic

- Advertisement -

MË TË FUNDIT