Arma më e fuqishme e Putinit ‘shëtitet’ nëpër qendër të Moskës! (VIDEO)

Organizatorët e paradës së Moskës janë duke planifikuar që automjetin me këtë raketë balistike ta prezantojnë para anijes kozmike sovjetike “Buran”.

Përveç “Topol-M”, në paradë do të ekspzohen edhe sistemet për mbrojtjen anti-ajrore “Buk,” “Tor” dhe “Osa-AKM”.

Raketa ruse balistike interkontinentale “Topol-M” është ‘shëtitur’ në rrugët e Moskës, transmeton TetovaSot.

Sipas “RT”, automjeti me këtë raketë ka përshkuar një rrugë 100 kilometra nga qyteti Serpukhov në kryeqytetin rus.

Mediat kishin një shans për të parë këtë sistem rakete që do të paraqitet në qendrën e ekspozitave në veri të zonës së Moskës, dhe do të gjendet edhe në paradën e 9 majit për rastin e 70 vjetorin të fitores ndaj fashizmit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT