Anëtari i LDK’së, Arben Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në VV nuk ekziston mendimi ndryshe.

Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.

“Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai.

Gashi tutje pati akuza të ashpra ndaj disa personave në atë listë.

“Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terrorist dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.

Tutje kur u pyet se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë ai ka shpjeguar duke thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të gjenden.

“Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së. /Gazeta Express/