Aktori i njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj, është nominuar për “Aktorin më të mirë” në kategorinë e filmit të shkurtër në festivalin njujorkez “Macabre Faire Film Fest”. Ai në këtë garë ka dhe pesë aktorë të tjerë.
Me rolin e protagonistit në filmin 30 minutësh “Lapsus”, Bajraktaraj synon të emërohet aktori më i mirë i këtij festivali amerikan.
“Lapsus” është film i regjisorit francez, Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin. Ky film trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt, shkruan Koha.
Arben Bajraktaraj së fundi është i njohur me rolet e tij në filmat shqiptarë, si ai i Lindita Zeqiraj, “Ballkoni” dhe atë të Luan Kryeziut, “Heroi”.
Emri i filmit përkon me ngjarjen. “Lapsus” sjell një lapsus vizual për shikuesin.
Në 30 minuta, ky film trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet, apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt.
- Advertisement -