Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takime me strukturat e Dragashit dhe Malishevës.

Nga këto dy komuna LDK ka dërguar mesazhe fitoreje.

Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër i ka dërguar një mesazh rivalëve që garojnë për kryetar qeverie, me bindjen se ai do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të reja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur bindjen e plotë se Kosova do të ketë qeverisje siç ka pohuar normale, siç ka çdo vend në Evropë.

I shprehur në fitore është shprehur edhe Arban Abrashi i kësaj partie, i cili ka publikuar disa foto nga takimi në Malishevë.

“Veprat flasim vet. LDK po fiton!”, ka shkruar ai në Facebook.