Arabia Saudite përkrah thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ambasadorin e Arabisë Saudite në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Talat Salem Radwan.
    Kryeministri Mustafa e uroi ambasadorin për detyrën e re, duke e njoftuar për progresin në Kosovë, prioritetet e Programit të Qeverisë, zhvillimin ekonomik, punësimin si dhe reformat që po ndërmerren në shumë fusha.
    Duke e vlerësuar përkrahjen e Arabisë Saudite për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa, shprehu vullnetin për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
    Ambasadori i Arabisë Saudite, Talat Salem Radwan, theksoi vullnetin e Arabisë Saudite për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën, duke shprehur angazhimin e tij në këtë drejtim, gjatë punës si ambasador jorezident në Prishtinë.