Arabët duan të ndërtojnë resort në Ulqin me vlerë 1 miliard euro

Në Ulqin kanë nisur të vijnë investitor të interesuar për ndërtimin e projektit Mavrijan Luxury Resorts, transmeton Gazeta Metro.

Sipas këtij projekti në hapsirën prej rreth 63 hektarëve do të ndërtohet marina, tre hotele luksoze, 105 vila të cilat do të mbanin diku 5 mijë shtretër.

Për këtë projekt interesim kanë shfaqur investitor nga Qatar dhe Egjipti, e siç ishte deklaruar më herët deklaroi kryetari i komunës Loro Nrekic, vlera e këtij investimi do të ishte mes 600 milionë e 1 miliardë euro.

Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se do të kërkojnë aprovimin e Ministrisë së Financave për shitjen e truallit që vlerësohet rreth 20 milionë euro./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT