Apple Watch vjen me 26 qershor

Është bërë zyrtare se ora e mençur nga Apple do të jetë në dispozicion nga data 26 qershor. Edhe pse ky konfirmim vije nga vet Apple, nuk dihet saktësisht se për cilat modele bëhet fjalë, meqë ekziston një numër i madh i kombinimeve ne mës të orëve inteligjente dhe rripave.

Ky produkt ka qenë në dispozicion për porositje online që nga data 10 prill, ndërsa që nga 26 qershori mund të blihen edhe në pikat e shitjes së Apple.

Kompania ka bërë të ditur se vendet ku mund të mbërrijnë këto produkte nga 26 qershori do të përfshihen edhe Italia, Meksiko, Singapor, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajvan.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT