Apple shiti 61 milionë iPhone për tre muaj

Apple ka shitur 61 milionë njësi të iPhone në tre muajt e fundit, ka bërë të ditur kompania amerikane me seli në Cupertino të Kalifornisë.

Numri i iPhone-ëve të shitura nga kompania me bazë në Cupertino që nga janari i këtij viti është pothuajse i njëjtë me numrin e përgjithshëm të njerëzve që aktualisht jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Apple e bëri njoftimin befasues dje gjatë prezantimit të rezultateve financiare për tremujor.

Ai gjithashtu zbuloi se dy të tretat e të ardhurave totale të saj vijnë nga shitjet e serisë së telefonave të saj jashtëzakonisht të suksesshëm, iPhone.

Rezultatet e fundit të Apple kanë tejkaluar pritjet shumicës së analistëve të tregut për tre muajt e parë të vitit, kur shitjet tradicionalisht kishin rënie.

Shitjet e iPhone janë rritur për 72 për qind në Kinë – një vend ku Apple ka shpresa të mëdha për zgjerim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT