Apple me probleme, celularët iPhone po fiken papritur

Appletë martën pranoi se problemi me fikjen e iPhone 6S është më i madh se që besohej fillimisht, dhe ka thënë se do të përfshijë disa vegla diagnostikuese në përditësimin e ardhshëm të iOS për të mbledhur më shumë informata se pse disa celularë janë duke u fikur papritur.

Apple fillimisht kishte thënë se kompania nuk e di pse disa celularë iPhone 6S po fiken pavarësisht se bateria e tyre ishte e mbushur.

Dje Apple tha se problemi mund të jetë tek bateria. “Një numër i vogël i pajisjeve iPhone 6S përmbajnë një komponent në bateri i cili i ekspozohej ajrit të ambientit të kontrolluar më gjatë se që do të duhej, para se të paketohej në bateri”, kishte thënë Apple në një postim në ueb, transmeton Gazeta Express.

Apple tha se disa prej fikjeve mund të ndodhin në kushte normale, në mënyrë që iPhone t’i mbrojë komponentët e tij. Përditësimi për të rregulluar problemin e fikjes në iPhone do të lëshohet në iOS 10.2.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT