Apple gjobitet me 533 milionë dollarë

Një gjykatë amerikane e ka detyruar Apple-in të paguajë 532.9 milionë dollarë pasi është kapur me shkelje të tri patentave që ka në zotërim kompania me bazë në Teksas, Smartflash. Patentat lidhen me të drejtat digjitale të menaxhimit (DRM), hapësirën e të dhënave dhe sistemet e pagesave.
Smartflash akuzon Apple-in se ka përdorur pa leje këto patenta tek softueri i fundit iTunes. Gjiganti i Kupertinos i hodhi poshtë këto akuza duke u shfajësuar se patentat ishin të paligjshme. Smartflash donte që Apple të gjobitej me 852 milionë dollarë, ndërsa krijuesi i iPhone-ve shprehet se patentat nuk vlejnë më shumë se 4.5 milionë dollarë.
“Smartflash nuk krijon produkte, nuk ka punonjës, nuk hap vende pune, nuk ekziston në SHBA, po shfrytëzon sistemin tonë të patentave dhe kërkon honorarë për teknologjinë e shpikur nga Apple,” deklaroi zëdhënësja e Apple-it. Kompania do që të apelojë këtë vendim, raporton krokodili.al
- Advertisement -

MË TË FUNDIT