Apple po punon për krijimin e një shërbim të ri të televizionit streaming.
Kompania Apple është në bisedime me një numër transmetuesish, duke përfshirë edhe rrjetet e mëdha sikurse ABC, CBS dhe Fox për të krijuar një shërbim me së paku 25 kanale televizive, për të cilat përdoruesit duhet të paguajnë prej 30 deri në 40 dollarë për muaj.
Siç thuhet në gazetën The WallStreet Journal, dhe sipas një raportimi të albeu, shërbimi do të punojë në të gjitha pajisjet e mbështetura nga iOS, duke përfshirë iPhone, iPad dhe Apple TV.
Pritet që ky shërbim të lançohet vitin që vjen në treg.