Burimet brenda klubit Apolonia, bëjnë me dije, se pas përfundimit të takimit Apolonia – Tirana, portieri serb është përjashtuar përfundimisht nga skuadra Fierake, pas incidentit të ndodhur sot me flamurin gjatë ndeshjes, Apolonia – Tirana.
Të kujtojmë se gjatë ndeshjes së javës së 28-të të Superiores, Apolonia- Tirana, ka nododhur një situatë pak a shumë e ngjashme me atë të ndeshjes “Serbi-Shqipëri”, mirëpo me protagonistë të ndryshëm.
Gjatë një aksioni të shpejtë në kundërsulm, Gjergji Muzaka pengohet nga kapiteni Dimo, i cili ndëshkohet nga gjygjtari me karton të kuq, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.
Apolonia detyrohet të vazhdojë lojën me një lojtar mangët. Ndërkohë pranë pikës së bardhë ndodhet Mario Morina për të ekzekutuar penalltinë e akorduar nga gjygjtari Jorgji. Penallti të cilën e konverton me gol, duke kaluar skuadrën në avantazh 0-1.
Në momentin e ekzekutimit të penalltisë nga Mario Morina i Tiranës, futet në fushë një tifoz me flamurin kuqezi me mbishkrim “Kosovë – Shqipëri”. Aty pranë gjendet portiere serb i Apolonisë, pas tifozit, të cilit i afrohet dhe i’a heq nga duart flamurin.Ndërkohë i afrohen shokët e skuadrës për ta qetësuar gardianin e Fierit.
Tifozët nuk e “falin” serbin, pas reagimit të tij në atë incident, ndërsa thurin “kore ofenduese” ndaj tij të dy tifozëritë, ata vendas dhe fanatiksat.
Tekniku i Apolonisë, Mërgjyshi detyrohet të hedhe në fushë portierin e dytë, Endrit Çakon duke nxjerë jashtë Cakoviçin.
- Advertisement -