Aplikacionin ‘Messages’ me karakteristika të reja

Apple ka prezantuar një numër karakteristikash të reja për aplikacionin Messages në iOS 10, duke përfshirë videot Digital Touch dhe Bubble Effects.

Përditësimi i Messages ishte një nga më të mëdhenjt, dhe duke nisur nga ndryshimet, po ndalemi fillimisht tek linket. Tani mund të marrim një pamje paraprake të çdo linku, thjesht duke shtypur lehtë mbi to. Gjithashtu, nëse dikush ju dërgon një link, i cili përmban një video, ju përsëri nuk keni pse të largoheni, mund ta shihni videon direkt nga Messages, thjesht duke prekur lehtë linkun.

Sa i përket bisedave, Apple ka shtuar disa emoji të rinj 3 herë më të mëdhenj, pak a shumë sa ato që kemi parë tek Facebook Messenger. Sa i përket ’emojifikimit’ Messages tani do të kap fjalët ’emojifikuese’ dhe shpejt do t’i zëvendësojë ato me emoji-t që kanë lidhje me fjalën. P.sh. nëse po shkruani se po luani futboll, fjala futboll do të theksohet për ju, në mënyrë që ju ta zëvendësoni me emoji-n e topit të futbollit.

Gjithashtu mund të përdorni edhe disa mesazhe inteligjente. Në rastet kur doni të dërgoni një mesazh me të “bërtitur”, duke shtypur me forcë, teksti do të dërgohet i trashë. Në rastet kur doni të thoni diçka butësisht, teksti do të dërgohet në një madhësi më të vogël.

Messages mund të përdoret gjithashtu për të dërguar tekste të shkruara me dorë, dhe përdoruesit mund të dërgojn Tapbacks, si ai gishti i ngritur lart që zakonisht dërgojm në Messenger. Ka dhe një integrim me Apple Music, gjithashtu, për të luajtur një këngë.

Messages-tapback

Ajo çfarë vihet re është se Messages po mundohet të bëjë atë çfarë ka bërë Messenger, duke u hapur kështu edhe për zhvilluesit, në mënyrë që këta të fundit të sjellin aplikacione tek Messages. Më vonë, mund të sjell kështu dhe një App Drawer, në të cilin mund të lokalizohen aplikacionet. Këto lloj aplikacionesh do jenë në gjendje të aktivizojnë dërgimin e sticker-ave, të bëjnë pagesa dhe më tepër.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT