Anulohet seanca e sotme për rastin “Kumanova”

Është shtyrë seanca e sotme për rastin e Kumanovës, për shkak se njëri prej të akuzuarve është ankuar për gjendje jo të mirë shëndetësore, raporton Portalb.

Lajmin e ka konfirmuar njëri prej avokatëve mbrojtës, Mefail Asllani.

“Seanca është anuluar për 14 korrik. Dem Shehu ka marr infektim bakterial dhe nuk ka qenë në gjendje që të udhëtojë, kjo ishte arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme”, tha për Portalb avokati Asllani.

Sot ishte caktuar vazhdimi i seancës gjyqësore për rastin Kumanova, me leximin e deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT