Anton Nikë Berisha, fitues i sivjetmë i çmimit “Beqir Musliu”

nton Nikë Berisha është fitues i sivjetmë i çmimit letrar “Beqir Musliu”. Vendimin e jurisë profesionale, në përbërje Nehas Sopaj, Sabile Keçmezi Basha dhe Ramadan Musliu, e ka publikuar të hënën, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në seancën solemne të Kuvendit Komunal, e cila është mbajtur për nder të ditës së çlirimit. Çmimi jepet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi.

Sipas Ars Clubit “Beqir Musliu”, kandidat për këtë çmim, sivjet kanë qenë Agim Gjakova, Nikollë Spathari, Lazër Stani e Anton Nikë Berisha.
Anton Nikë Berisha është autor i mbi 50 veprave letrare në poezi, prozë, përkthimeve letrare, antologjive dhe studimeve teorike-estetike dhe letrare.
Në arsyetimin e jurisë thuhet se Nika përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe, i cili në vazhdimësi ka ndërtuar një arkitektonikë letrare artistike në themel të së cilës është ekzistenca historike dhe aktuale e njeriut dhe etnosit shqiptar.
Fitues të deritashëm të çmimit letrar “Beqir Musliu” janë Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti e Nehas Sopaj.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT