Ansambli Drenica krenaria e Skenderajt, në ruajtjen dhe kultivimin e traditave të Drenicës

Ansambli Drenica nga Skenderaj me një vullnet dhe punë të pamohueshme po kontribuon në ruajtjen e traditave të Drenicës. Ky ansambël është ndër ansamblet me të mira që ka Kosova. Ansambli Drenica jo vetëm që po tregohet aktiv në programet e ndryshe kulturore brenda Kosovës, por me paraqitje të mira po tregon suksese edhe jashtë vendit tonë, duke prezantuar traditën dhe kulturën shekullore shqiptare të trevës së Drenicës në vendet e tjera.

Në një prononcim për portalin Drenica Press, drejtori i Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në Skenderaj z. Hajriz Koci  për Ansamblin Drenica tha:” Ansambli Drenica është duke bërë punë shumë të mirë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës sonë tradicionale. Në kuadër të këtij ansambli funksionojnë disa grupe si: grupi i  valletarëve, grupi i instrumentistëve dhe grupi dramatik. Ku numri i anëtarëve në të gjitha grupet në Ansamblin Drenica arrinë rreth 120 anëtarë.

Ndërkaq lidhur me angazhimet e tanishme të Ansamblit Drenica z. Koca bënë të ditur për portalin tonë se po bëhen përgatitje të këngëve, të valleve dhe të shfaqjeve të reja që do të shfaqen në  aktivitete të ndryshme kulturore brenda komunës sonë dhe jashtë saj. Poashtu z. Koci shprehet i kënaqur edhe me prezentimet e këtij ansambli jashtë vendit tonë.

“Ansambli në vazhdimsi merr pjesë në aktivitete jashtë Skenderajt dhe jashtë Kosovës, ku përfaqëson Skenderajn vlerat dhe traditat e trevës sonë. Gjithashtu ai bënë të ditur se kohëve të fundit Ansamblit Drenica i janë bashkuar edhe anëtaret e vjetër të SHKA Drenica, të cilët po japin kontributin e tyre të çmueshëm me pervojën e tyre.

Si drejtor i DKRS-së mund të them se jemi shumë të kënaqur me punën që po bënë Ansambli për këtë arsye nuk ka munguar dhe nuk do te mungojë përkrahja e DKRS-së. Deri me tani ne kemi ofruar përkrahje në sigurimin e hapësirës për punë si dhe mbështetje të herë pas hershme financiare e logjistike. Mund te them se puna e Ansamblit është për tu respektuar, kjo edhe falë angazhimit të drejtorit të Ansamblit Drenica z. Arben Veliu. Gjithashtu z. Koca bënë të ditur për Drenica Press se  vitin e kaluar Ansambli është paisur me veshje kombëtare, ndërsa këtë vit po mundohemi që të sigurojmë edhe vegla muzikore të nevojshme. Perfundimisht mund të them se jam shumë i kënaqur me punën që po bënë Ansambli Drenica përfundoj drejtori i DKRS-së Hajriz Koci./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT