Anonymous nxjerr të dhëna, nesër pritet të ndodhin 8 sulme terroriste

Grupi i hakerave ‘Anonymous’ ka deklaruar se ISIS ka organizuar ‘ditë terrori mbarëbotëror’ për ditën e nesërme. Në njoftimin e tyre, hakerat kanë bërë me dije se terroristët po thurin komplote për plot tetë sulme që do t’i sjellin në jetë nesër.

Franca, ShBA, Indonezia, Italia dhe Lebanoni janë vendet e shënjestruara, sipas postimeve në Twitter të shoqëruar me hashtag-un #22Daesh #OpParis.

Një nga vendet ku dyshohet se do të ndodhë një sulm është Arena Philips në Atlanta, Georgia, ku do të zhvillohet një ndeshje mundjeje, transmeton Shqiptarja.

Ndërkaq Europa vazhdon të jetë në gjendje alarmi, nga frika e sulmeve të tjera.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT