Anijet që janë shndërruar në spitale, më të mëdhatë që keni parë (Video)

 

Me më shumë se 700 veta personel, 5000 çanta gjaku të gatshme për trasnfuzion dhe 12 dhoma për operim , anija amerikane USNS Comfort është një nga spitalet më të mëdha për trajtimin e rasteve traumatike në SHBA. Çka e bënë të duket atë ndryshe nga spitalet e tjera, është vetëm fakti se kjo është anije, raporton CNN.

USNS Comfort ka edhe anijen tjetër asistuese Mercy, me të cilën përbëjnë spitalin më të madh në botë të vendosur brenda një anije, transmeton Indeksonline.

Dy anijet binjake, në fakt më parë kanë shërbyer si tankerë për bartjen e naftës, dhe që të dyja kanë madhësinë e një ndërtese 10-katëshe dhe një fushe futbolli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT