Anglia sjell në Skenderaj fabrikën 27 milionëshe

Papunësia në qytetin e Skenderajt pritet të shënon një ulje, falë një investimi të Britanisë së Madhe, e cila do të investoj 27 milion euro në një fabrikë për procedimin e pangjarë sheqerit.

Ky lajm u konfirmua përmes Zyrës për Informim në Komunën e Skenderajt ku thuhet se,

“ditën e nesërme më 24 Qershor 2015, në ora 09:00, Komuna e Skenderajt dhe Investitori DT Holding DARSTAR nga Londra, nënshkruajnë Marrëveshjen për Ndërtimin e Fabrikës së Përpunimit të Pangjarë Sheqerit.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Investitorët anglezë të kompanisë DARKSTAR, Ëiliam Tebbit dhe Chris Gilbert si dhe nga Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z. Ruairi O’Connell në cilësinë e mysafirit dhe promovuesit të investimeve britanike në Skenderaj.

Ceremonia mbahet në ora 09:00, në Objektin e Komunës së Skenderajt.

Investimi 27 milionësh pritet të zbutë papunësinë në qytetin e Skenderajt duke punësuar 400 punëtorë, si dhe falë këtij investimi pritet të përfitojnë një numër i madh i bujqve nga rajoni i Drenicës në mënyrë indirekte. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT