Anglia drejt referendumit për qëndrim ose jo në BE

Anglia përgatitet të shkojë në referendum në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Krahu i ulët i kuvendit anglez, miratoi projektligjin që konfirmon organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, çka pasqyron vullnetin e kryeministrit David Cameron për përshpejtimin e kësaj çështjeje.

Nga 597 deputetë të pranishëm në votim, 544 i ndezën dritën jeshile referendumit.

Opozita laburiste britanike si dhe konservatorët e mbështetën referendumin ndërkohë që Partia Kombëtare e Skocisë del kundër.

Ata bënë të ditur se nëse në referendumin që do të zhvillohet 2017 del vendimi për tu ndarë nga BE-ja, atëherë Skocia do të vihet në veprim për pavarësi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT