Angli: Cameron apelon sërish për sulme britanike në Siri

Kryeministri David Cameron është shprehur mjaft i vendosur për të marrë mbështetjen e deputetëve britanikë për një zgjerim në Siri të sulmeve britanike kundër organizatës terroriste DAESH, disa ditë pas sulmeve terroriste në Paris.

“Besoj me vendoshmëri se ne duhet të veprojmë kundër DAESH-it në Siri”, këmbënguli lideri britanik para deputetëve në “Westminster”, ndërsa sulmet britanike kundër kësaj organizate terroriste janë të kufizuara momentalisht në Irak.

“Vendi ynë po përballet me një kërcënim të drejtpërdrejtë që sa vjen e po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe për këtë arsye duhet të veprojmë jo vetëm në Irak, por edhe në Siri”, u shpreh ai. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT