Anëtari i KQZ-së shuan shpresat PDK-së e LDK-së për votat me kusht

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi ka thënë se partitë që presin ndryshime të rezultateve nga votat me kusht gabojnë, sepse, sipas tij, ato ndjekin trendin paraprak.

Sipas tij, nga votat me kusht ka shumë vota të Vetëvendosjes, meqenëse komisionerët e saj kanë votuar në vendet ku janë caktuar të monitorojnë procesin zgjedhor, shkruan Periskopi.

“Kot varen tek votat me kusht. Ato ndjekin trendin paraprak, ndërsa vendosmëria e komisionerëve dhe vëzhguesve tanë për të mos lëvizur nga vendvotimi, ka bërë që të votojnë me kusht aty ku kanë shërbyer. Urime Prishtinë, Prizren dhe Dardanë”, ka shkruar ai. /Periskopi/