Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Qeveria merr këtë vendim

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot për themelimin e Grupit punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike -NATO.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se duke pasur parasysh prioritetin strategjik kryesor për anëtarësim në NATO, Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar formimin e Grupit për integrimin e vendit tonë në NATO.

Avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në Partneritetin për paqe, anëtarësimi në Kartën e Adriatikut A 5, fuqizimin i pranisë së Kosovës në mekanizmat tjerë dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar, janë ndër pikat kryesore të punës së këtij grupi punues.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT