Andin Hoti: Çështja e Ukshin Hotit të jetë në agjendën e bisedimeve në Bruksel

Andin Hoti dhe familja e tij, tash e 17 vjet janë në kërkim të Ukshin Hotit, për të cilin ende nuk dihet asgjë.

Në një postim në Facebook, djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të ngrisin zërin në kërkim të babait të tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

“17 Vite në kërkim për TY!

Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë!

Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të reshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMON!

Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd!

Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatit tënd!

Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin.

E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT