Ancelotti:Nuk dua barazim, dua fitore në Camp Nou

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadrën e tij nuk e kënaq barazimi në Camp Nou në duel me Barcelonen.
“Kurrë në karrierën time nuk kam hyrë në një ndeshje për barazim, e aq më pak tani. Kemi kualitetet e nevojshme për të fituar. Duke fituar ne mund të jemi lider në La Liga përsëri. Ky është shansi ynë. El Clasico është shumë e rëndësishme, por ndoshta jo e mjaftueshme për të vendosur titullin e La Ligas.”, deklaroi Ancelotti, në konferencë për shtyp.
Ai po ashtu foli edhe për gjendjen e Cristiano Ronaldos, i shumëkritikuar për formën e tij.
“Cristiano është mirë, ai ka pasur një javë të mirë, është stërvitur mirë, unë besoj se ai është në shpirtrat e lartë në këtë moment. Ronaldo na shpëtoi kunder Schalkes, duke shënuar gola dhe me asiste. Ndoshta jo në më të miren e tij, por ai luajti mirë”, tha mes tjerash Anceloti.
El Clasico luhet nesër në Camp Nou prej orës 21:00.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT