Ancelotti tregon favoritët e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti mendon se shtatë ekipe janë favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion

Ish trajneri i Real Madridit, Chelseat, Milanit e PSG’së, Carlo Ancelotti, mendon se këtë edicion Liga e Kampionëve do të jetë më e fortë se kurrë më parë.

Sipas trajnerit italian, në garë për trofeun më prestigjioz për klube do të jenë shumë ekipe.

“Janë shtatë ekipe që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Tre ekipet spanjolle (real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid), Juventusi, Manchester City, PSG dhe Bayern. Ne do të luftojmë me këto skuadra”, ka deklaruar Ancelotti për të përditshmen spanjolle Marca.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT