Ancelotti: Titulli? Shpresa vdes e fundit

Fitore e vështirë dhe me djersë kundër Sevillas, megjithatë për Carlo Ancelottin rëndësi kanë 3 pikët që e mbajnë Realin në garë për titullin. Tekniku italian nuk i kursen fjalët e mira edhe për Barcelonën, pas fitores së pamëshirshme të blaugranave 8-0 me Cordoban.
“Barcelona është një skuadër e madhe që ka efikasitet në sulm. Nuk habitem që mund të shënojë kaq shumë gola, por ashtu siç kam thënë kur ne fituam 9-1 me Granadan, është më mirë të fitosh 9 ndeshje nga 1-0″.
Ancelotti nuk pranon ta quajë dhuratë të Emery suksesin me Sevillan, teksa foli edhe për rikuperimin e mundshëm të Benzema për sfidën me Juventusin në Champions.
“Nuk besoj se ishte dhuratë e Emery sepse ai kishte zgjedhur një formacion të fortë që luajti mirë dhe me intensitet. Për Bale duhet të presim edhe pak dhe do të shikojmë nëse mund të luajë titullar. Shpresoj që në të njëjtën kohë të rikthehet edhe Benzema”.
Edhe pas kësaj jave, diferenca me Barcelonën mbetet vetëm 2 pikë, por a beson ende Ancelotti te titulli?
“Shpresa vdes e fundit. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të luftojmë për të fituar 3 ndeshjet e mbetura”./ss/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT