Reali u befasuar në “San Mames” pasi u mposht nga Atletico Bilbao me rezultat 1-0, rezultat ky që mund t’ia humbas kreun në La Liga.
Pas takimit trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, është munduar ta bëjë të lehtë këtë humbje, duke thënë se La Liga s’ka përfunduar dhe se skuadra e tij nuk dorëzohet.
“Unë nuk dorëzohem sepse liga është e komplikuar dhe nuk ka përfunduar. Duhet të punojmë shumë për të kthyer gjërat”, ka thënë Ancelotti.
Sipas Ancelotti, skuadra e tij po vuan në fazë sulmuese, kjo vërehet edhe nga shënimi i pakët i golave.
“Është e çuditshme që Reali po ka probleme në sulm sepse ne kemi shënuar shumë gola. Skuadra ka problem sepse nuk po e ka idenë e qartë se çfarë po bëjmë në sulm. Nuk po e qarkullojmë topin sa duhet dhe sulmuesit nuk po kanë raste për gol”, ka shtuar Ancelotti.
Trajneri italian ka marrë përgjegjësitë për formën aktuale të Realit, duke premtuar se shumë shpejtë do të dalë nga kjo krizë.
- Advertisement -