Ancelotti mbron CR7: Me të jam i kënaqur edhe nëse nuk shënon

Real Madridi edhe mbrëmë ka vazhduar serinë e fitoreve duke mundur Almerian, me rezultat 3-0.

Por, ajo që bie në sy në ndeshjet e fundit të madrilenëve është mungesa e golit nga ana e ylli te “Los Blancos”, Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez duket se është futur në krizë, por trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, nuk mendon kështu.

Tekniku italian thotë se kontributi i Ronaldos në këtë sezon ka qenë shumë i madh. Madje, Ancelotti tha se është i kënaqur me Ronaldon edhe nëse ai nuk do të shënon gola më në këtë edicion të garave, sepse sipas Ancelottit sulmuesi portugez tashmë ka shënuar 50 gola.

“Nëse Cristiano nuk do të shënon gol deri në fund të sezonit, unë përsëri do të jem i lumtur. Ai tashmë ka shënuar 50 gola në këtë sezon të garave”, tha Ancelotti.

Fitorja e mbrëmshme e Realit përsëri e ngushton diferencën në vetëm dy pikë në raport me liderin e tabelës, Barcelonën, por Ancelotti nuk heq dorë nga gara për titull të kampionit.

“Ne jemi të bindur se ne mund t’i fitojmë katër ndeshje e mbetura në La Liga. Ne nuk jemi të shqetësuar në lidhje me rezultatet e Barcelonës”, theksoi ish trajneri i Milanit, Chelseas dhe PSG-së.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT