Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar mungesen e Karim Benzemas në duel me Malagan.
“Karim Benzema nuk do te jetë i gatshëm për ndeshjen me Malagan por do të luajë kundër Atleticos”, ka thënë Ancelotti.
Italiani ka folur edhe për ndeshjen me Malagan.
“Malaga është një skuadër e rrezikshme, ata luajtën një ndeshje të madhe kundër Atleticos dhe fituan kundër Barcelonës”, ka shtuar “Carlito”.
- Advertisement -