Edhe pse u kualifikua Reali, trajneri Carlo Ancelotti, në konferencë për shtyp tha se është e turpshme për një skuadër si ne që të hyjë në fushë me rezulta 2-0 dhe në fund të luftojë më mish e shpirt për t’u kulaifikuar.
“Ne sot nuk sulmonim dot, nuk e kontrollonim dot ndeshjen e as nuk mbroheshim dot, na u desh që të luftonim me mish dhe me shpirt deri në minutat e fundit edhe pse futeshim duke fituar 2-0, është e turpshme”, tha Ancelotti.
Për Ancelottin gjëja e vetme pozitive në këtë takim ishte Luka Modriç, që i dha skuadrës posedim më të madh të topit dhe balancë në fushë.
“Gjëja e vetme pozitive ishte Luka Modric, ai është rikthyer dhe është shumë i rëndësishëm për neve, ai na duhet për posedim më të madh dhe balanc, por nuk mund të kërkojmë shumë nga ai në keto momente, duhet që progresi i tij të jetë më i ngadalët”, ka shtuar Ancelotti.
- Advertisement -