Kosovo president Hashim Thaci gestures during a press conference in Kosovo capital Pristina on Monday, Jan. 21, 2019. Kosovo president says he will respond positively if summoned by a European Union-funded court investigating crimes against ethnic Serbs during and after the 1998-99 independence war with Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala ka bërë të ditur se do të votoj pro Qeverisë Hoti.

Shala ka thënë se ka ndërruar mendje pas vizitës që ka pasur dje nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Para dy dite kam deklaruar se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti. Por mbrëmë në vizitën që kam pasur në familjen time nga presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, vota ime do të jetë pro”, ka thënë Shala.

E ndaj kësaj deklarate të deputetit Shala ka reaguar edhe analisti i njohur Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se presidenti Thaci i ka binudur deputetët për ta votuar këtë qeveri, sepse është qeveri në funksion të tij.

“Pse duhet presidenti t’iu shkojë deputetëve n’shpi, që t’i bindë me e votu qeverinë? Sepse është qeveri në funksion të tij”, ka hskruar Imer Mushkolaj./Drenicapress