Amir Hoxha dorëhiqet nga Policia e Kosovës, pasi u suspendua për kritikat ndaj Qeverisë

Ish-zyrtari policor, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga detyra prej Policisë së Kosovës, për shkak se kritikoi qeverinë për mospagesën e shujtave dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë ka konfirmuar dorëheqjen nga policia, shkruan Gazeta Express.

“Zyrtarisht nuk jam më polic!!!”, ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Hoxha u suspendua pasi i njëjti kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Njoftimin për suspendim e kishte bërë vetë Amir Hoxha. Edhe pse i njëjti në fillim deklaroi se suspendimi ishte për tri ditë, ai nuk u kthyer më në punë.

Hoxha pati thënë se suspendimi erdhi me pretekstin se ai kishte kryer veprën penale apo shkelje të rëndë disiplinore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT