Ambasadori i SHBA-ve në OKB: Mos e krahasoni Kosovën më ISIS-in

Ambasadori amerikan David Pressman gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime.

Sipas tij nënshkrimi i MSA-së dhe marrja e rekomandimit pozitiv për viza, janë hapa shumë të mëdhenj drejt integrimit të Kosovës në BE, transmeton Telegrafi

Pressman ka dhënë edhe një deklaratë të fortë ku ka thënë se krahasimi i Kosovës me ISIS-in është kundërproduktiv sepse siç tha ai SHBA i është falënderuese Kosovës për luftën ndërkombëtare që po bën ndaj ISIS-it.

Ai tha se edhe në Kosovë sikurse në vendet tjera ka korrupsion, por tha se Policia e Kosovës deri më tash ka qenë e përjashtuar nga organizmat ndërkombëtarë. Andaj Pressman kërkoi që Policia e Kosovës të përfshihet në Interpol.

Amerikani ka përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA ndërsa me theks të veçantë e ka përmendur pjesëmarrjen e xhudistës nga Kosova Majlinda Kelmendi në garat botërore që janë mbajtur në Rusi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT