Ambasadori Cliff dikur ishte drejtues i lokomotivës me avull

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës ka bërë licencimin e 22 makinistëve të ndërmarrjes hekurudhore për operim me trena Trainkos Sh.a.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian CLiff, i cili tashmë po përfundon misionin e tij këtu.
Ai me këtë rast shpalosi një histori që nuk ishte bërë publike ndonjëherë.
“Kjo ceremoni e organizuar nga Autoriteti Rregullartiv i Hekurudhave, për licencimin e makinistëve më kthen në kujtime kohën kur unë si i ri drejtoja lokomotivat me avull në Londrën lindore”, tha ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT