Alvesh kritikon Brazilin për shkak të Guardiolës

 

Mbrojtësi i Brazilit, Dani Alvesh, ka thurur kritika të ashpëra në drejtim të Kombëtares së tij, duke thënë se ata nuk e pranuan Pep Guardiolen për trajner.

Sipas Alveshit nëse një federatë nuk e dëshiron për trajner, trajnerin më të mirë në botë, ajo federatë nuk ia donë të miren kombëtares.

“Para Kupës së Botës, Pep ka kërkuar të marr drejtimin e Brazilit, por federata nuk ishte e gatshme për një gjë të tillë”.

“Ata thanë se nuk e dinin nëse populli brazilian do të pranonte një gjë të tillë, por nëse ju refuzoni dikë që është më i miri në botë, ju nuk ia doni të mirën kombëtares”, citon Indeksonline Dani Alveshin.

Pikërishtë katër muaj para Kupës së Botës, Guardiola mori drejtimin e Bayern Munich, kurse Brazili u turpërua në Kupën e Botës para tifozëve të saj./Drenicapress/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT