Alonso, përsëri në Liverpool

Xabi Alonso mund të rikthehet në Liverpool. Mesfushori spanjoll do të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata me kampionin e Bundesligës.

Tabloidi britanik “Daily Express” ka bërë të ditur se menaxheri i ri i “Reds”, Jurgen Klopp ka shprehur interesimin për rikthimin e Alonsos në Anfield.

Ai kaloi një aventurë të suksesshme me Liverpoolin gjatë periudhës 2004-2009, para transferimit në Real Madrid prej ku në verën e vitit 2014 nënshkroi me Bayern Munichun.

Alonso në ndërkohë kërkohet edhe nga disa klube në Major League Soccer.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT