Allgeri: Nesër duhet mbyllur Scudeton

Deri në fund të sezonit në Seria A kanë mbetur edhe 5 xhiro dhe Juventusit i duhet vetëm edhe një pikë për ta siguaruar edhe matematikisht titullin e katërt radhazi në Itali.
Në konferencë për shtyp trajneri i Juventusit, Massimiliano Allgeri, ka thënë se skuadra e tij do të përpiqet që nesër ta siguroj edhe matematikisht Scudeton në duel me Sampdorian.
“Nesër duhet të jemi të mirë dhe të bëjmë një rezultat pozitiv, ose barazim ose fitore.Ndër të tjerash, vijmë nga dy humbjet, dy të fundit nga Parma dhe Torino, kështu që nesër duhet të përpiqemi për të mbyllur Scudetton dhe pastaj të përqëndrohemi në atë që është gjysmëfinalja e Championsit. Tani për tani dëshira është të mbyllim Scudetton. Lojtarët kanë pushuar mjaft dhe kundër Sampdorias me formacionin më të mirë”, ka thënë Allgeri.
Allegri ka folur edhe për sfiden ndaj Realit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Kundër Realit? “Kundër Realit duhet luajtur një ndeshje jo perfekte, sepse ndeshje perfekte është e pamundur të luhet. Por duhet të luajmë kujdesshëm. Të arrihet në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë besoj se kjo është një tjetër gjë e jashtëzakonshme, e jo një cështje moduli por një cështje se si e interpreton ndeshjen, duke ditur që do të përballemi me një skuadër jashtzakonisht të fortë taktikisht, sepse ka një trajner sic është Carlo i cili fitoi disa Champions, dhe lojtarët individual janë vërtetë të fortë”, ka shtuar ai.
Sampdoria-Juventus luhet nesër prej orës 18:00.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT