Allgeri: Mos e krahasoni Palermon me Dortmundin

 

Ndonëse doli duke buzëqeshur nga fusha, trajneri Masimiliano Alegri bëhet serioz përpara gazetarëve, të cilët, më shumë sesa për sfidën e fituar kundër Palermos, kërkojnë të marrin një mendim në lidhje me duelin e të mërkurës, kundër Borusias së Dortmundit.
“Në Sicili nuk ka kurrë ndeshje të lehta, për më shumë kur përballë kemi Palermon, por futbollistët e mi dhanë edhe një herë tjetër një mesazh të fortë, se dëshira për të fituar titullin e katërt radhazi është shumë e madhe dhe këtë çështje duam ta mbyllim sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithsesi, nëse më kënaq rezultati, nuk kam sesi të jem i kënaqur me paraqitjen e bërë, sidomos për 20 minutat e fundit, pasi arritëm të gjejmë golin e avantazhit. Në të tilla situata duhet ta marrim ne lojën në dorë, jo të tentojmë të qarkullojmë topin, – vazhdon Alegri, i cili kur pyetet për sfidën me Borusian, ngre zërin. – Kur kritikoj ekipin, e bëj mbi të gjitha në lidhje me duelin që na pret në Champions.
Në Dortmund do të jetë shumë herë më e vështirë sesa në Palermo. Aty na duhet të luajmë një tjetër ndeshje mbi aspektin teknik, duke filluar nga mbrojtja me katër. Këto ditë do vlerë- soj edhe gjendjen e Pirlos, i cili shpresoj të rikuperohet. Morata në formë? Shënoi në rastin e parë që sulmoi vertikalisht dhe jam i lumtur për ftohtësinë që tregoi në rastin e golit.
Por, e ritheksoj, në Dortmund do të jetë një tjetër ndeshje, një tjetër histori. Mbrojtja duhet të ruajë ritmin pozitiv, duke qenë se nuk pësuam për të dytën herë radhazi, por nga sulmi pres më shumë sepse kam bindjen se në Gjermani nuk do na mjaftojë që të shënojmë vetëm një gol, do të na duhen të paktën dy për t’u kualifikuar, prandaj pres një përgjigje të fortë nga të gjithë sulmuesit e mi”, përfundoi 47-vjeçari.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT