Juventusi udhëton në Dortmund në avantazh prej një goli, por i duhet të përballet me një Borusi që këtë sezon ka pasur shumë luhatje dhe tek javët e fundit ka filluar të rikthej formën e dikurshme.
Juventusit i duhet ta mbrojë rezultatin dhe të kualifikohet, por kështu nuk mendon trajneri i Juves, Massimiliano Allgeri, i cili ka thënë se Juvja e tij do të sulmojë në “Signal Iduna Park”.
“Mund të premtoj se do jetë një Juventus ndryshe, kundrejt dy ndeshjeve të fundit në kampionat. Jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë e ndeshjes, por edhe Borusia nuk do e ketë të lehtë. Vështirë se parashikoj një rezultat 0-0, sepse për të kaluar duhet të shënojmë gol dhe nuk po flas për një, por dy ose më shumë.”
“Në ndeshjen e parë në Torino, nuk i lejuam asnjë goditje në portë Borusias, por ata shënuan falë rrëshqitjes së Kielinit. Ndërsa ne krijuam shumë, por në fund shënuam vetëm dy gola. Prandaj, në këtë ndeshje kthimi, duhet të jemi perfektë taktikisht dhe në sulmimin e pikave të tyre të dobëta”, ka thënë Allgeri.
- Advertisement -