Allgeri ka frikë nga Monaco

 

Trajneri i Juventusi, Massimilisno Allgeri, ka folur me elozhe të mëdha për kundërshtarin enesërm, Monacon, duke lënë të kuptohet se ai ka frikë nga kjo skuadër.
“Monaco meritoi çerekfinalen. Ka mbrojtjen më të mirë në Francë dhe një ndër mbrojtjet më të mira në Champions. Trajneri është i zoti. Janë ndeshje vajtje ardhje. Duhet durim për ta zgjidhur ndeshjen dhe duhet gabuar sa më pak pasi nuk ka kohë për të rikuperuar. Mund të jemi favoritët por nëse nuk luajmë me intensitetin e treguar në Dortmund do ta kemi vështirë. Ne duhet të luajmë zgjuarsisht duke mos u nxituar pasi ata mbrohen më mirë se Dortmund dhe luajnë me kundersulme. Mund të na godasin nëse hidhemi të gjithë përpara”, tha Allgeri në konferencë për shtyp.
Strategu italian ka shtuar se nuk dëshiron të pësoj gol në shtëpi.
“Unë dua te kaloj pa pesuar gol. Nuk më intereson nëse kaloj me 0-0 apo 1-1. Ndeshjes nuk i dihet. Mund të bëhet gol në minutat e para dhe ndeshja kthehet në spektakël ashtu siç mund të dalë 0-0 me ekipet mbyllur në mbrojtje. Monaco është e ndryshme nga Dortmundi dhe duhen përballur ndryshe”, ka shtuar Allgeri.
Juventus-Monaco luhet nesër prej orës 20:45 në “Juventus Stadium”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT