Allegri “vajton” rastin e Llorentes

Juventusi mposhti Realin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-1.
Trajneri i Juventusit, Max Allegri është shprehur i kënaqur me fitoren e Juventusit ndaj Real Madridit, por ka thënë se ishte i pakënaqur me lojën e ekipit të tij.
“Jam shumë i lumtur me atë që kanë bërë lojtarët e mi. Ky ishte çmimi i duhur, por asnjëherë nuk është e lehtë të kalosh gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, sidomos kur luani ndaj Real Madridit”, ka thënë Allegri.
Allgeri ka “vajtuar” rastin e Llorentes që pati mundësi të artë për të shtuar avantazhin dhe një siguri të madhe në ndeshjen kthyese.
“Ne luajtëm me intensitet të lartë dhe lejuam shumë pak hapësirë për Realin, mirëpo kemi mundur të bëjmë më shumë për të krijuar hapësirë vetes në pjesën e parë. Është turp pasi kemi mundur ta shfrytëzojmë rastin me Llorenten”, ka shtuar Allgeri.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT