Allegri: I di pikat e dobëta të Barcelonës

 

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Barcelona ka pika të dobëta dhe skuadra e tij do të sulmojë nesër dhe nuk dëshiron që kjo ndeshje të mbyllet pa gola.

“Edhe Barcelona ka pika të dobëta dhe ne do t’i shfrytëzojmë ato. Kjo ndeshje nuk duhet të përfundoj pa gola. Ne duhet të shënojmë”, ka thënë Allgeri.

Allegri ka thënë se Barcelona nuk është vetëm Messi. Dhe se ata kanë shumë cilësi.

“Shpresojmë që nesër të arrijmë ta ndalim Messin, por Barcelona ka edhe pika tjera të forta. Duhet të jemi të aftë për ta ndalur Mesin, Neymarin dhe Suarezin”, ka shtuar Allgeri./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT