Aliu: Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe VV-në

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godasë Presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Aliut, Veseli e dëshiron këtë në mënyrë që t’i hapet rruga për kryeministër, njofton Klan Kosova.

“Ai e di që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV, por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com