Ali Ahmeti ikë nga Maqedonia, ndërkombëtarët tentojnë ta kthejnë

​Burime të larta partiake, njoftojnë për “Lajm” se kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti ka lëshuar Maqedoninë dhe është strehuar jashtë vendit, për shkak të luftimeve të ashpra në Kumanovë.

Sipas këtyre burimeve që dëshirojnë të mbeten anonime, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë duke bë presion ndaj Ahmetit që të kthehet në vend dhe të paraqitet publikisht me apel për qetësim të situatës.

Këto burime nuk janë në gjendje të tregojnë në cilin vend është arratisur Ahmeti dhe nëse ka iku i vetëm apo i shoqëruar nga ndonjë funksionar tjetër.

Hera e fundit kur është parë Ahmeti ka qenë takimi që ka realizuar me deputetët e partisë së tij. Për shkak të presionit të madh ndërkombëtar, marrim vesh se ai veç më është nisur sërish drejt Maqedonisë. Në BDI nuk dëshirojnë t’i komentojnë zyrtarisht këto informacione./Lajmpress./.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT