Serbi Aleksandar Mitroviq ia detyron Besnik Hasit gjithçka që ai ka arritur tek Anderlecht.
Trajneri shqiptar ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e tij.
“Në fillim nuk ishte e lehtë për mua të përshtatesha me mentalitetin e këtushëm. Ndërkohë që unë jam këtu prej dy vjetësh, tani e ndjej veten si në shtëpi. Besnik Hasi ka luajtur një rol të rëndësishëm. Ai ka që shumë i rëndësishëm. Sa herë që nuk më shkonte diçka mirë, ai më ka folur shumë”, citohet Mitroviq nga faqja zyrtare e klubit.
“Falë Hasit po luaj kaq mirë dhe po shënoj sërish. Ai ka pasur gjithmonë besim te mua”, thotë serbi, që dëshiron të fitojë titullin kampion në Belgjikë.
- Advertisement -