Aleksandar Vulin festoi Pashkët në Skenderaj

Ministri për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë të dielën në liturgjinë e mesnatës në manastirin e Deviqit, i cili ndodhet afër Skenderajt, ku ai i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët, njofton Teleskopi.net.

Ai ka theksuar se festa e Pashkëve është një mundësi për të kujtuar Kosovën dhe serbët në Kosovë. Sipas tij, nuk ka një vend më të mirë për të dërguar një mesazh të paqes dhe një mesazh të dëshirave të mira për lirinë, dëshirën për një jetë më të mirë dhe më të drejtë se sa në Kosovë.

“Serbët në Kosovë janë pjesë e kombit serb dhe për këtë arsye janë pjesa më e dashur e popullit serb. Ende nuk mund të thuhet se serbët këtu po jetojnë në drejtësi dhe në paqe”, raporton Tanjug.

Vulin ka deklaruar se midis dy të Pashkëve janë shënuar sulme të shumta ndaj të kthyerve serbë, ku sipas tij, ishte tentuar edhe vrasja e fëmijëve serb në Gorazhdec.

“Unë lutem që bashkësia ndërkombëtare të marrë edhe një detyrë të tyre për të përmbushur premtimet e dhëna që serbët të jetojnë në paqe dhe drejtësi”, ka thënë Vulin.

Ndryshe, Skenderaj është njëra nga komunat e Kosovës, ku gjatë luftës pushtuesi serb kreu krimet nga më të rënda ndaj shqiptarëve.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT