Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po numërohen votat e diasporës. Deri në këto momente janë numëruar mbi 3 mijë e 473 vota nga diaspora, shkruan Reporteri.net.

Sipas këtyre rezultateve, deri më tani është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 1 mijë e 552 vota.

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-s-së, Albulena Haxhiu ka thënë se lajme shumë të mira po vijnë për këtë parti teksa në QNR po vazhdon numërimi.

“Lajme shumë të mira nga QNR, teksa po numërohen votat e mërgatës tonë.

Mërgata me Lëvizjen ❤”, ka shkruar Haxhiu.